Aksionerët kryesorë të grupit Volkswagen kërkojnë ta padisin, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 40 miliardë eurosh për shkak të skandalit të motorëve diesel të trukuar, sipas gazetës britanike, “Sunday Telegraph”, që citon Quinn Emanuel, jurist i famshëm për fitoret e tij në çështje të rëndësishme të kësaj natyre, të cilit i është kërkuar të ndjekë këtë çështje.

Quinn Emanuel, që ka fituar rreth 50 miliardë euro për klientë dhe përfaqësues të grupeve të rëndësishme si Google, Sony dhe Fifa, është kontaktuar nga grupi Bentham (një fond i specializuar në financimin e çështjeve të mëdha ligjore) për të përgatitur një veprim ligjor në favor të aksionerëve të grupit Volkswagen të cilët kanë humbur miliarda euro në bursë për shkak të sakndalit”, raporton gazeta britanike.

Quinn Emanuel dhe Bentham po kontaktojnë aksionerët e VW-së, përfshirë këtu edhe fondet sovrane të shtetit të Katarit dhe Norvegjisë (si aksionerë të VW), për t’i kërkuar që të bashkohen në këtë veprim ligjor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: