Aksioneri kryesor i “Lufthansa”, miliarderi Heinz Hermann Thiele, njoftoi sot në mbrëmje se ai do ta miratonte planin e shpëtimit të kompanisë kryesore ajrore europiane.

“Unë do ta votoj projekt-marrëveshjen në një mbledhje të përgjithshme të aksionerëve vendimmarrës, e planifikuar për këtë çështje të enjten”, tha biznesmeni 79-vjeçar për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Plani i ndihmës mbulon 9 miliardë euro dhe parashikon rikthimin e deri 20 % të kapitalit të “Lufthansa”-s në duart e shtetit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb