Një tren që u ndalua në Frankfurt për shkak të një rasti të dyshuar me koronavirus, u lejua të vazhdonte udhëtimin pasi pasagjeri rezultoi negativ, njoftoi operatori hekurudhor “Deutsche Bahn”.

Sipas “Deutsche Bahn”, treni ekspres ndërqytetas (ICE) për në Shtutgart, me 300 pasagjerë, u ndalua dhe u izolua në orën 10:45 në stacionin jugor të Frankfurtit, por masat e urgjencës u hoqën menjëherë pas mesditës.

I dyshuari me koronavirus u lejua gjithashtu të vazhdonte udhëtimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb