Të paktën dhjetë zjarrfikës dhe dy policë u plagosën sot në një shpërthim që ndodhi sot në një apartament në Ratingen, North Rhine-Westphalia. Është arrestuar qiramarrësi i banesës, ndërsa në zonë është gjetur edhe një trup.

Sipas ministrit të Brendshëm të North Rhine-Westphalia, Herbert Reuhl, kompania e menaxhimit të ndërtesës thirri policinë sot me dyshimin se kishte një person që kishte nevojë për ndihmë në një apartament ku jetonte një grua e moshuar me djalin e saj.

Policia nxitoi në pallat, thirri zjarrfikëset për të thyer derën dhe, teksa hynë në banesë, burri shpërtheu një mjet shpërthyes me një objekt që nuk dihet. Menjëherë pas kësaj ka rënë zjarr. Sipas informacioneve të stacionit të lajmeve n-tv, 57-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në spital “i plagosur rëndë”, ndërsa në banesë është gjetur edhe një trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb