Policia gjermane bastisi 50 shtëpi në mbarë vendin herët këtë mëngjes, duke synuar anëtarët e një grupi të dyshuar për zhvatje, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në lidhje me ndihmën urgjente për t’u marrë me pandeminë COVID-19, siç shkruante gazeta Bild.

Qindra oficerë bastisën ato shtëpi para agimit në operacionin që synonte një bandë, Al-Zein, tha gazeta, duke shtuar se urdhër-arrestet ishin lëshuar për tetë të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb