Shteti gjerman i Bavarisë anuloi dje lehtësimin e planifikuar të rregullave antiCOVID-19 për festimet e Vitit të Ri, ndërsa pandemia ka vënë nën kontroll rajonin.

“Për gjatë Vitit të Ri, do të rikthehet kufizimi, sipas të cilit do të mund të takohen vetëm pesë persona nga dy familje. Kufiri u rrit deri në 10 persona vetëm për periudhën e Krishtlindjes midis 23 dhe 26 dhjetorit”, tha kryeministri i shtetit, Markus Soeder.

Masa e re hyn në fuqi të mërkurën.

Bavaria është ndër landet gjermane me numrin më të lartë të infektimeve të reja, me 175 për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve.

Saksonia kryeson listën me 301, e pasuar nga Berlini me 182.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb