Berlini ka vendosur të mos ndjekë shembullin e pjesës tjetër të Gjermanisë për të liruar kufizimet antiCOVID-19 gjatë festave të fundvitit, sipas burimeve në Senatin e kryeqytetit gjerman.

“Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve në Berlin, Senati ka rënë dakord të mbajë kufizimet në vend gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, njoftuan burimet.

Kjo do të thotë se maksimumi pesë persona do të kenë mundësi të takohen gjatë pushimeve, duke përjashtuar fëmijët.

Të mërkurën, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë vendosën të lehttësojnë kufizimet kundër koronavirusit të ri gjatë pushimeve të fundvitit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb