Në 10 muajt e parë të vitit 2019 pati më pak azilkërkues në Gjermani, sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas shifrave të publikuara.

Ministria e Brendshme gjermane deklaroi se janë regjistruar 122 225 kërkesa për azil që nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, një rënie prej 11,8% nga viti në vit.

Mes azilkërkuesve, 21,9% ishin fëmijë nën moshën një vjeç, të cilët lindën pasi prindërit e tyre mbërritën në Gjermani.

Rënia e mbërritjeve të azilkërkuesve i atribuohet pjesërisht më pak njerëzve që largohen nga konflikti në Siri dhe Irak.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb