BERLIN- Mbretëresha e Britanisë së Madhe takon mbretëreshën e Evropës, shkruante sot gazeta më e shitur gjermane “Bild”.

Biseda e djeshme mes Elizabeth II dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, u shndërrua në një editorial plot ngjyra nga kjo gazetë, pikërisht për zhvillimet e reja në raportin e forcave brenda Bashkimit Evropian dhe në një “Brexit” të mundshëm.

“Shohim dy gra, të cilat kuptojnë shumë më shumë sesa shumë burra të mëdhenj të kohës sonë”, thekson gazeta gjermane në editorialin e rastit.

Tabloidi i Axel Springer i dha një hapësirë të gjerë vizitës shtetërore në Gjermani të sovranes duke i kushtuar një titull hapës mjaft të përzemërt.

“Ne të duam e dashur!” lexohet në një faqe të plotë kushtuar Elisabeth II. “Madhëria e saj entuziazmoi Gjermaninë”, shton ”Bild”, pranë fotos së mbretëreshës së veshur me të bardha duke përshëndetur qytetarët gjermanë.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: