Turizmi i brendshëm gjerman shënoi rënie të thellë në muajin prill, ku prenotimet e natës ranë me gati 90 % gjatë pandemisë, raportoi sot Byroja Federale e Statistikave (DESTATIS).

Rënia prej 89,3 % në krahasim me prillin e vitit të kaluar është rënia më e mprehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1992.

Rënia ishte veçanërisht e dukshme në mesin e turistëve të huaj, me – 93,1 % për 0,5 milionë qëndrime.

Numri i turistëve vendas, gjithashtu, ra ndjeshëm me -88,5 % për 3,8 milionë qëndrime.

Sektori i brendshëm i turizmit në Gjermani ka lulëzuar gjatë viteve të fundit, duke postuar nivele të reja rekordesh për qëndrimet gjatë natës, për 10 vjet me radhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: