“Qeveria duhet të bëjë më shumë investime”, tha Dierer Kempf, kreu i Federatës gjermane të Industrive (BDI), duke paralajmëruar se ekonomia tashmë ka mbetur në amulli.

“Koalicioni qeverisës midis kristiandemokratëve të qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratëve të qendrës së majtë ka shumicën e duhur për ta promovuar Gjermaninë si një vend industrial”, argumentoi ai.

Por, pavarësisht një buxheti rekord, Kempf tha se nuk sheh as angazhim për më shumë investime, as përpjekje për ta bërë politikën gjermane të taksave më konkurruese, nën konteksin e intensifikimit të konkurrencës në normat ndërkombëtare të taksave.

Prej kohësh, sektori i biznesit ka kërkuar që bizneset gjermane të kenë lehtësime në lidhje me taksat, duke pasur parasysh ekonominë e dobët, por edhe ngaqë taksat e korporatave janë ulur në vende të tjera, si për shembull në SHBA.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb