GJERMANI-Një video tronditëse është publikuar në mediat e huaja, kur shfaqen disa emigrantë arabë, të cilët po sulmojnë dy gjermanë në një metro në Mynih në mes të ditës.

Incidenti ka nisur pasi dy gjermanët u hodhen në mbrojtje të një gruaje, të cilën po e ngacmonin emigrantët. Ata kishin tentuar ta ngacmomin seksualisht por pasi gruaja në fjalë refuzoi, ata u irrituan dhe vazhduan edhe më tej.

Dy gjermanët pensionistë sapo kuptuan ngjarjen që po nodhte ndërhynë. Emigrantët arabë nuk hezituan t’i suleshin atyre, madje edhe me kërcënime duke tronditur kështu të gjithë pasagjerët. Ndërkohë, duke marrë parasysh këto incidente, sidomos pas ngjarjes së ndërrimit të viteve në Këln, ku u abuzuan seksualisht nga emigrantët shumë vajza gjermane, në disa ambiente janë marrë masa paralajmëruese ndaj emigrantëve.

Rastet më të shpeshta janë pishinat, sepse janë raportuar shpesh herë incidente nga vajzat gjermane. Autoritetet kanë shpërndarë 20 mijë fletëpalosje ku shpjegohen me vizatime dhe me të shkruar se si duhet të sillen meshkujt me vajzat, sidomos në pishina.

Fletëpalosjet, të cilat janë në shtatë gjuhë të ndryshme, janë shpërndarë nëpër të gjitha pishinat publike dhe në afërsi të kampeve të refugjatëve. “Kemi pasur një numër të madh incidentesh në pishina me emigrantë të cilët nuk dinë të notojnë, nuk kuptonin gjuhën tonë, shenjat paralajmëruese, instruksionet, gjërat që nuk lejohen apo nuk respektonin femrat, prandaj këto do të ndihmojnë shumë që gjëra të tilla të mos përsëriten më”, tha një zyrtar i shërbimeve publike të Mynihut.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb