Familjarët e viktimave të sulmit terrorist racist në Gjermani vitin e kaluar shprehën tronditje pasi u zbulua se 13 oficerë policie që po hetoheshin për mesazhe ekstremiste të djathta ishin shpërndarë gjithashtu gjatë natës së masakrës.

“Është shumë më keq sesa kishim frikë”, citoi gazeta ”Frankfurter Rundschau” të ketë thënë Newroz Duman. Duman po përfaqëson familjet dhe të afërmit e nëntë personave që u vranë barbarisht në qytetin jugor gjerman Hanau më 19 shkurt 2020 me motive raciste.

Pas sulmit, autori i lindur në Hanau vrau nënën dhe veten e tij.

Duhet të sqarohet se si përfshirja e 13 oficerëve të SEK, njësia speciale e policisë në Frankfurt, kishte ndikim në incidentin e natës së krimit, tha Duman.

Të martën, ministri Brendshëm i shtetit jugor Hessen të Gjermanisë, Peter Beuth, u tha deputetëve të shtetit se 38 zyrtarë nga njësia tani e shpërbërë ishin shpërndarë atë natë.

Midis tyre ishin 13 oficerë të cilët ishin “influencuar nga pretendimi aktual”, pra janë nën hetime për pjesëmarrjen në një grup mesazhesh me përmbajtje ekstremiste të krahut të djathtë.

Raportohet se ata po akuzohen për rebelim dhe përdorim të simboleve të organizatave antikushtetuese.

Gjermania është përballur me problemin e ekstremizmit të djathtë në radhët e forcave të zbatimit të ligjit.

Korrikun e kaluar, autoritetet arrestuan një ish-oficer policie dhe gruan e tij nën dyshimet se kishin dërguar e-mail kërcënues për politikanë dhe figura të tjera publike në të gjithë Gjermaninë.

Mesazhet anonime ishin të gjitha të nënshkruara nga NSU 2.0, duke aluduar në një celulë neo-naziste gjermane që kreu një seri vrasjesh me motive racore në vitet 2000.

Vitin e kaluar, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, gjithashtu urdhëroi shpërbërjen e pjesshme të komandave elitare anti-terroriste KSK për shkak të pranisë së ekstremit të djathtë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb