Në Gjermani filluan përgatitjet për shfaqjen e Vitit të Ri në mënyrën e saj tradicionale, me fishekzjarre, raketa dhe kapsolla.

Shitjet e fishekzjarreve filluan zyrtarisht sot, tre ditë përpara natës së Vitit të Ri dhe gjermanët janë konsumatorë të mëdhenj të tyre.

Ashtu si dhe shfaqjet zyrtare të fishekzjarreve në kryeqytete të tjera të botës, qytetarët në Berlin dhe qytete të tjera njihen për hedhjen e fishekzjarreve në rrugë.

Sipas një studimi të kompanisë së sondazheve, YouGov, një në 10 persona në Gjermani shpenzojnë mbi 50 euro për fishekzjarret e Vitit të Ri. Tre përqind e të anketuarve deklaruan se shpenzojnë mbi 100 euro.

Megjithatë, për disa, këto shpenzimet nuk përfundojnë mirë. Spitalet në Berlin shpesh përgatisin salla shtesë, me pritshmërinë se gjatë festimeve të Vitit të Ri mund të ketë incidente të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb