Prodhuesi gjerman i makinave “Daimler” raportoi sot humbje të mëdha për të dytin vit radhazi, ku fitimet pësuan një rënie në 2,4 miliardë euro në vitin 2019.

Fitimi neto i atribuar ndaj aksionerëve ishte tre herë më i lartë në vitin 2018, megjithatë pati një ulje fitimesh për kompaninë me qendër në Shtutgart.

Gjiganti gjerman i automjeteve ”Daimler” do të shkurtojë 15 000 vende pune, thënë ndryshe 5 000 më shumë nga sa kishte planifikuar fillimisht, sipas një raporti të medieve.

”Daimler” planifikon të zvogëlojë fuqinë punëtore duke ofruar kompensim për shkurtimin e vendeve të punës, si dhe pension të parakohshëm dhe të pjesshëm, në përpjekje për të kursyer mbi 1,4 miliardë euro.

Prodhuesi i makinave luksoze me qendër në Shtutgart, që zotëron kompaninë ”Mercedes-Benz”, kishte njoftuar më parë planet për shkurtimin e 10 000 vendeve pune, si pjesë e një programi për uljen e kostove, në një kohë të vështirë për sektorin kryesor automobilistik të Gjermanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb