Në Gjermani është gjetur një fosil i llojit peshku, që ngjan me piranjën dhe që supozohet se ka jetuar në këtë rajon para 150 milionë viteve, sipas shtypit vendas.

Sipas revistës “Current Biology”, shkencëtarët, gjatë hulumtimit në jug të Gjermanisë, zbuluan fosilin e një lloj peshku që në këtë rajon ka jetuar në kohën e dinozaurëve.

Përmes hulumtimeve është vërtetuar se ky lloj peshku ka pasur dhëmbë të mprehtë dhe ngjashmëri me piranjat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb