Gjermania do të vendosë gjoba të rënda për kompanitë, furnizuesit e të cilave apo filialet që shkelin të drejtat e njeriut jashtë vendit, në kuadër të një projektligji të miratuar sot në Këshillin e Ministrave, theksuan burime qeveritare.

“Projektligji, që imponon një detyrë të përhershme vigjilence ndaj grupeve gjermane me më shumë se 1 000 të punësuar, parashikon gjoba mes 100 000 dhe 800 000 euro”, sipas tekstit.

Sanksionet mund të arrijnë madje “2% të xhiros vjetore” për grupet që kanë të ardhura mbi 400 milionë euro.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb