Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vendosi sot shtimin e fondin të tij të solidaritetit me 16 %, në 590 milionë dollarë, për Olimpiadën e ardhshme 2021-2024, me synimin për të ndihmuar atletët dhe zyrtarët në mes të krizës së COVID-19.

 

“Mbështetja e drejtpërdrejtë për atletët dhe Komitetet Olimpike Kombëtare do të ngrihet me 25 % secili”, tha IOC pas një takimi të bordit ekzekutiv.

Sipas komitetit, 25 000 atletë mbështeten tashmë nga Solidariteti Olimpik 2017-2020, me 3 000 ndërmjet tyre që marrin bursa.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb