Në industrinë e modës, në këto kohë, ka më pak të qeshura, sipas stilistit gjerman dhe themeluesit të kompanisë “JOOP!”, Wolfgang Joop.

“Nuk kanë asgjë për të qeshur, ato Pradat dhe Diorët”, deklaroi stilisti 75 vjeçar, duke shprehur me keqardhje se humori që e tërhoqi në këtë biznes në vitin 1970 nuk ishte më.

“Unë vij nga një kohë kur moda ishte ende qejf”, shtoi ai.

Kompania Joop prezantoi në pasarelë linjën e tij të veshjeve “Looks by Wolfgang Joop” në javën e modës në Berlin, që përfundoi dje.

Ai deklaroi se modelet mbështeten tek individualiteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: