Kualifikimi i Juventusit për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ishte një kryevepër që do të mbahet mend gjatë me tregolëshin e Ronaldos, që përmbysi humbjen e pësuar në Madrid me shifrat 2-0. Ndaj Atletikos, një nga lëvizjet kyçe të trajnerit Alegri ishte spostimi i mesfushorit Emre Can në krahun e djathtë të mbojtjes, lëvizje që befasoi rivalët. Lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë, vlerëson maksimalisht trajnerin e tij.

“Taktikisht nuk kisha luajtur asnjëherë si në ndeshjen me Atletikon, kalonim vazhdimisht nga mbrojtja me tre në atë me katër. Ishte një lëvizje gjeniale nga Alegri, prej lojtari shahu dhe plani i tij u arrit plotësisht. Për herë të parë në historinë e klubit përmbysëm rezultatin 2-0 në Champions League. Në fund të ndeshjes në dhomat e zhveshjes kishte emocion të pastër, rrallëherë e kisha provuar më parë”. “Nga jashtë është e vështirë të kuptohet sa presion kishim mbi vete pas ndeshjes së vajtjes, mes dy ndeshjeve ndihej tension për qytetin. Jo shumë besonin te ne, por donim t’i dërgonim një sinjal botës dhe t’u bënim të ditur të gjithëve që ne ishim akoma aty. Duam të fitojmë Champions League.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb