Kreu i diplomacisë gjermane përshëndeti dje zgjatjen e traktatit ruso-amerikan New Start mbi kufizimin e armatimeve bërthamore, që përbën për atë një hap më shumë për sigurinë, gjithashtu në Europë.

 

“Kjo zgjatje është një lajm i rëndësishëm me të cilin qeveria e re amerikane dërgon sinjalin e parë”, shtoi Heiko Maas në një komunikatë.

Ai i bëri thirrje SHBA-së të riintegrojë me urgjencë traktatet INF për raketat tokësore dhe Qiejt e Hapur për verifikimin e lëvizjeve ushtarake, nga të cilat ata u tërhoqën nën administrimin e Donald Trump.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb