Të gjithë banorët e Gjermanisë duhet të përfitojnë nga përdorimi i aplikacionit të koronavirusit, i krijuar për të njohur dhe prishur zinxhirët e infeksionit, deklaroi kancelarja, Angela Merkel.

“Sa më shumë njerëz të marrin pjesë, aq më mirë”, theksoi ajo.

Aplikacioni “Corona Warn” u publikua këtë javë pas disa muajsh përgatitje. Ai funksionon duke ruajtur informacione rreth lëvizjeve të përdoruesve në telefon dhe gjithashtu gjurmon sa herë që dikush është afër të një telefoni tjetër që ka aplikacionin.

Kështu, nëse një individ infektohet, ai mund të informojë aplikacionin dhe përdoruesit e tjerë do të informohen.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb