GJERMANI- Gjatë fundjavës që kaloi, policia gjermane ka ndaluar rreth 40 refugjatë të cilët kanë provuar që nga Salzburgu në Austri të kalonin ilegalisht në Gjermani në rrugën për në Munih.
Shumica e tyre ishin nga Kosova dhe për të mbërritur në Gjermani kanë kaluar nëpërmjet Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë.

Asnjëri prej tyre nuk posedonte dokumente të vlefshme për në Gjermani ose për Zonën e Shengenit dhe policia i ka detyruar të zbresin nga treni. Më pas ata janë dërguar në qendrën e pranimit të refugjatëve në Munih. Zyrtarët bavarezë me këtë rast, krahas kosovarëve, kanë kapur edhe një numër afganësh dhe iranianësh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: