Një gjykatë në Gjermani ka dënuar një terrorist të PKK-së me dy vjet e gjysmë burg pasi ai u shpall fajtor për anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste.

Gjykata e Lartë Rajonale e Koblenz ka dënuar 60-vjeçarin shtetas turk, Mashar T. me dy vjet dhe gjashtë muaj burg për anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste. I dënuari gjithashtu ishte udhëheqësi ashtuquajturi i PKK për rajonin në të cilin po qëndronte.

Deklarata e gjykatës thoshte se i dënuari kishte përdorur emrin e koduar “Ali” dhe se kishte marrë përsipër koordinimin e aktiviteteve të PKK për rajonin Mainz që nga viti 2018.

Ai organizoi dhe mbikëqyrte ngjarje të ndryshme dhe fushata të donatorëve duke siguruar përfitime materiale për organizatën terroriste.

Gjykata në një deklaratë tha se Mashar T. mblodhi dhe dorëzoi 233 mijë euro organizatës terroriste në këtë mënyrë, dhe se organizata mbulonte udhëtimin e tij dhe shpenzimet e tjera.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA.

Gjatë fushatës së saj terroriste tre dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40,000 njerëz.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb