Gjermania regjistroi sot një numër të madh rastesh me koronavirus, 23 399, gjashtë ditë pas një mbylljeje, masë që tashmë po kontestohet në gjykatë.

”Shifrat vijnë pasi Gjermania kaloi 20 000 infeksione të reja në ditë, për herë të parë dje”, tha instituti ”Robert Koch” (RKI), për një numër total prej 642 488 që nga fillimi i pandemisë.

”Numri i vdekjeve që lidhen me virusin u rrit me 130 në një total prej 11 226”, sipas RKI.

RKI tha se një rënie e infeksioneve nuk po ndihej, pavarësisht se Gjermania vendosi një mbyllje në fillim të javës, sidomos restorantet dhe muzetë, përveç shitjes me pakicë.

”Do të duhen dy deri në tre javë derisa masat të tregojnë efektin e tyre për shkak të periudhës kohore midis infeksionit, shfaqjes së simptomave dhe testimit”, tha RKI.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb