Në Gjermani për shkak të koronavirusit dhe mungeses së lëvisjes së pasagjerëve, trenat po ecin më me efikasitet, tha sot operatori shtetëror hekurudhor i vendit.

”Deutsche Bahn” theksoi se 82,4% e të gjithë trenave me distanca të gjata arritën në kohë në destinacionin e tyre gjatë muajit mars.

”Kjo ishte 4,1 pikë përqindje më mirë sesa në mars të një viti më parë dhe 3,1 pikë më shumë sesa në shkurt”, deklaroi ”Deutsche Bahn”.

Arsyeja kryesore për vonesat, kur pasagjerët ngjiten dhe zbresin nga platformat kur ato janë në kapacitet të plotë, është eleminuar pasi ka shumë më pak njerëz që udhëtojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Frekuenca e trenave është gjithashtu dukshëm më e ulët se zakonisht.

Një tren konsiderohet i vonuar në Gjermani nëse arrin në destinacionin e tij gjashtë minuta ose më shumë pas kohës së caktuar.

”Deutsche Bahn” ka vendosur një objektiv, 78% e trenave të mbërrijnë në kohë në vitin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb