GJERMANI- Themeluesi dhe lideri i partisë gjermane anti-islamike “Pegida”, Lutz Bachmann ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij.

Vendimi i tij erdhi pas polemikave që plasën nga publikimi i një fotoje të tij, ku shfaqet me mustaqe dhe model flokësh njësoj si të Adolf Hitler. Edhe pse Bachmann u mbrojt duke thënë se bëhej fjalë për një shaka, asgjë nuk ia vlejti.

Fotoja e publikuar prej tij në Facebook bëri xhiron e Gjermanisë, duke ngjallur shumë reagime. Për disa ajo tregonte afërsinë me nazizmin të atyre partive të vetëquajtura “Patriotët europianë kundër islamizimit të Perëndimit”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: