KËLN– Aktet e dhunës të kryera kundër shtetasve të huaj një ditë më parë në Këln (perëndim) u organizuan nga rrjetet sociale, nga thirrjet e ekstremit të djathtë për të marrë pjesë në një tubim në qendër të qytetit, bëri sot të ditur policia lokale.

“Në katër rastet e ushtrimit të dhunës, të shënuara ndaj shtetasve sirianë, pakistanezë dhe afrikanë, ne nisemi nga parimi që këto raste kanë lidhje me tubimin e një dite më parë”, u shpreh kreu i sektorit kriminal të policisë së Këlnit, Norbert Wagner.

Ai njoftoi një përforcim të pranisë së forcave policore duke nisur nga dita e sotme në qytet dhe, natyrisht, në afërsi të katedrales.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: