Një person që mori pjesë në protestën kundër vaksinimit në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, u godit para syve të fëmijës dhe gruas së tij.

Rreth një mijë persona kundër vaksinimit u mblodhën në rrugën Unter den Linden për të protestuar ndaj domosdoshmërisë së vaksinimit, i cili po diskutohet në Bundestag dhe pritet të zbatohet që nga marsi.

Policia ndërhyri tek protestuesit të cilët u grindën verbalisht, ndërsa goditën një person që mori pjesë në protestë para syve të fëmijës dhe gruas së tij.

Aktivisti, të cilit iu gjakos hunda nga grushti i policisë, u arrestua.

Fëmija i aktivistit, që mbeti i shtangur, u largua nga vendi i incidentit nga një polic tjetër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb