Me afrimin e stinës së pranverës, policia në Berlin raportoi dhjetra raste të shkeljes së masave kundër koronavirusit.

“Gjatë një periudhe 24 orëshe, policia lëshoi 30 kallëzime penale dhe 79 paralajmërime për qytetarët që nuk zbatuan rregullat”, deklaroi dje një zëdhënëse.

Shumë prej tyre iu drejtuan parqeve të qytetit, por pjesa më e madhe mbajtën distancën e kërkuar.

Kufizime të tilla do të jenë në fuqi në të gjithë Gjermaninë deri më 19 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb