Rreth 200 qytetarë protestuan sot kundër ndërtimit të fabrikës së prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike Tesla jashtë kufijve të qytetit të Berlinit, sipas policisë.

Me postera që lexonin, “Asnjë fabrikë e madhe në pyll” qytetarët nga fshati Gruenheide në shtetin e Brandenburg-ut protestuan kundër shpyllëzimit për ndërtimin e fabrikës.

Tesla planifikon të prodhojë deri në 500 000 makina në vit nga modelet e saj “Model 3” dhe “Y”, si dhe modele të tjera, në zonën në Gruenheide, Brandenburg, në lindje të Berlinit, duke filluar në muajin korrik 2021.

Ndërtimi i fabrikës është planifikuar të fillojë në gjysmën e parë e vitit 2020. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb