Numri i të vdekurve dhe numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rrit në nivele të larta në Gjermani, ndërsa administrata shtetërore në të gjithë vendin po forcon një bllokim që është zgjatur deri në fund të muajit.

Instituti Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi 1 188 vdekje në një periudhë 24-orëshe, numri më i lartë ditor i regjistruar ndonjëherë në vend.

Numri i infeksioneve u rrit me 31 849, gjithashtu një nga rritjet më të forta deri më tani.

Sipas llogaritjeve të RKI, mbi 1,8 milionë persona kanë kontraktuar koronavirusin në Gjermani, 38 795 prej të cilëve kanë vdekur.

Agjencia qeveritare paralajmëroi se vonesa në testimin gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të ndikojë ende te shifrat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb