Një helikopter i forcave të armatosura gjermane u rrëzua të hënën në Gjermaninë veriore, ku mbeti i vdekur  një pilot dhe u plagos një tjetër, tha ministri i mbrojtjes Ursula von der Leyen. Policia konfirmoi se helikopteri i rrëzuar i përkiste forcave të armatosura gjermane.

Piloti që mbijetoi nga rrëzimi i Eurocopter EC135 ishte duke u trajtuar në spital, u tha von der Leyen gazetarëve. “Shkaku i rrëzimit është deri tani plotësisht i paqartë”, tha von der Leyen, duke shtuar se ushtria do të hetonte tërësisht incidentin. “Ky është një moment tragjik për ne”, shtoi ajo.

Të dy pilotët ishin trajnuar për të fluturuar me  EC135 dhe secili prej tyre kishte përfunduar 450 orë fluturimi dhe po trajnonte si instruktorë fluturimi, tha ajo, raporton Reuters. Incidenti vjen një javë pasi një pilot u vra kur dy avionë të paarmatosur të Gjermanisë Eurofighter u përplasën mbi Gjermaninë verilindore.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb