BERLIN- Disa tregues të orientojnë se pas autoriteteve ruse fshihet një fushate kibernertike nën emërtimin Sofacy/APT 28 që ka shënjestruar Dhomën e Ulët të parlamentit gjerman, njoftuan sot shërbimet sekrete të brendshme gjermane.

“Një prej fushatave më aktive dhe agresive të momentit është ajo e Sofacy/APT 28. Zyra e Mbrojtjes së Kushtetutës (shërbimi sekret i brendshëm) konstatoi disa të dhëna të kryesuara nga ana e shtetit rus”, sipas një deklarate.

“Sulmet kibernetike të shërbimeve sekrete ruse janë pjesë e operacioneve me shtrirje të gjerë ndërkombëtare për të përfituar informacione strategjike. Disa prej këtyre operacioneve u zgjeruan për një periudhë që varion nga shtatë në 11 vite”, vijon ky dokument.

Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman u vu në shënjestër nga virusi Sofacy në pranverën e vitit 2015 duke dëmtuar rrjetin e të dhënave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb