Sindikata e ekuipazhit të “Lufthansas” bëri sot thirrje për një grevë pesëorëshe të dielën, pasi legjitimiteti i saj për të përfaqësuar punonjësit u sfidua në gjykatë nga kompania ajrore.

“Pesë kompani të grupit, Lufthansa, Eurowings, Germanwings, Cityline dhe Sunexpress, do të preken nga grevat, gjatë javëve në vazhdim”, njoftoi gjatë një videomesazhi, presidenti i sindikatës UFO, Daniel Flohr.

Sindikata kërkon edhe një rritje prej 1,8 % të pagave.

Megjithatë, Lufthansa tha se ka ndërmend t’i përmbahet planit të fluturimeve, ditën e diel dhe i konsideron si të paligjshme thirrjet për grevë nga UFO.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb