BERLIN – Kreu i diplomacisë gjermane u bëri thirrje sot Rusisë dhe Turqisë të tregonin “vetëpërmbajtje” dhe “mirëkuptim”, pas goditjes së një avioni bombardues rus, që sipas Ankarasë u krye për shkak të shkeljes së paligjshme të hapësirës ajrore turke.
“Shpresoj që vetëpërmbajtja dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë në të dy kryeqytetet”, deklaroi ai.
”Mesa duket një rreze e vetme shprese e shfaqur gjatë bisedimeve në Vjenë për çështjen e konfliktit sirian, është duke u shuar”, theksoi Steinmeier
(ed.me/BalkanWeb)