Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është vetëkarantinuar, sepse një nga truprojat e tij rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi sot zyra e tij.

 

“Presidenti ka bërë testin dhe është në pritje të rezultatit, ndërsa qëndron i izoluar si masë paraprake”, tha presidenca.

Në fund të marsit, gjithashtu, kancelarja gjermane Angela Merkel, iu nënshtrua një karantine dyjavore, pas kontaktit me një mjek të infektuar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb