Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti sot një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë.


Mijëra qytetarë e shoqëruan tortën gjigante nëpër qytetin e vjetër historik të Dresdenit, si pjesë e Festivalit të 26-të të “Stollen”.


Ëmbëlsira peshon 3950 kilogramë, është 4,1 metra e gjatë, 1,77 metra e gjerë dhe 87 centimetra e gjatë, theksuan pasticierët, gjë që tregon se torta e këtij viti është rreth 100 kilogramë më e rëndë se ajo e vitit të kaluar.


Pas ceremonisë në tregun Striezel, torta u pre në mijëra pjesë të vogla dhe këtë vit paratë do të shkojnë për fëmijët që marrin trajtim në spital.

Kjo traditë vijon që nga viti 1994, ku një tortë gjigante përgatitet çdo vit nën drejtimin e Shoqatës së Konservimit të Dresden Stollen. Torta më e rëndë ishte ajo e bërë në vitin 2013, e cila shënoi rekord me peshën prej 4,2 tonësh.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb