FRANKFURT – Tentativa për të kërkuar azil politik në Gjermani i ka kushtuar jetën një 23-vjeçareje shqiptare, e cila është shtypur për vdekje nga një tren mallrash. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së mërkurës në Neustadt (Marburg) të Frankfurtit. Viktima, Ela Haziraj së bashku me të fejuarin e saj, Saimir Gjokpali, ishin duke pritur trenin në stacionin e zonës, ndërsa ky i fundit ka marrë para disa udhëtarë. Për pasojë e reja shqiptare gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa mbeti i plagosur rëndë dhe i fejuari i saj. Ngjarja në fjalë u pasqyrua në disa media gjermane, të cilat u referoheshin burimeve zyrtare nga policia lokale. Sipas një prej mediave gjermane, ‘Frankfurfter Neue Presse’, çifti shqiptar ishte regjistruar tre muaj më parë në një kamp azilantësh në Frankfurt. Mësohet se të rinjve u ishte refuzuar kërkesa e tyre për azil nga autoritetet gjermane dhe ishin në pritje të procedurave për riatdhesim. Të njëjtat burime pohuan se trupi i pajetë i Ela Hazirajt u transportua për në morgun e spitalit lokal, ndërsa Saimir Gjokpali është nën kujdesin dhe mbikëqyrjen intensive të mjekëve.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb