Pjesë të Berlinit dhe Brandenburgut mbeten pa energji, si dhe fabrika e Tesla-s, pas një zjarri në një nënstacion në zonën e Steinfurt.

Fabrika është evakuuar, ndërsa policia ka lokalizuar një tendë pranë nënstacionit, që i përket aktivistëve kundër kompanisë së makinave të Elon Musk ku shkruhej, “Këtu është një armë e varrosur”. Në këtë moment, ende po shqyrtohet mundësia e një mjeti shpërthyes.

Javën e kaluar rreth 100 aktivistë nga grupet ‘Stop Tesla’ dhe ‘Robin Wood’ arritën në pyllin pranë fabrikës Tesla dhe ndërtuan 12 shtëpi me pemë. Aktivistët do të qëndronin në zonë deri më 15 mars – me kusht që të mos ndiznin zjarr ose të linin mbeturina në pyll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb