Gjermania po këshillon shtetasit e saj kundër udhëtimit në SHBA për shkak të demonstratave të dhunshme në të gjithë vendin, një javë pasi protestuesit sulmuan Kapitolin në Uashington, sipas një paralajmërimi të ri nga Zyra e Jashtme gjermane.

Sipas paralajmërimit të përditësuar të udhëtimit, i botuar në faqen e internetit të Zyrës Jashtme, situata e sigurisë mund të ndryshojë me shpejtësi në çdo kohë, veçanërisht deri në konfirmimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar.

“Protestat e dhunshme dhe trazirat në Uashington DC dhe në mbarë vendin, veçanërisht në qytete të mëdha dhe kryeqytetet e 50 shteteve, janë të pritshme”, shkroi ajo.

Protestat e dhunshme ndaj ndërtesës së Kongresit e shtynë kryeqytetin amerikan në kaos, duke bërë që Zyra e Jashtme gjermane të lëshojë një paralajmërim udhëtimi javën e kaluar, edhe pse vetëm për Uashington DC.

Paralajmërimi i ri, gjithashtu, rekomandon shmangien e lagjeve qeveritare në 50 kryeqytetet dhe përgjithësisht shmangien e tubimeve të mëdha, që mund të degjenerojnë deri në dhunë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb