Të gjithë të huajt që kanë qëndruar në Gjermani për biznes apo si turistë dhe për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të luftës kundër koroanvisurit të ri (COVID-19) nuk kanë qenë në gjendje të lëshojnë vendin, nuk do të dënohen për shkak të skadimit të vizës.

Ministria e Brendshme gjermane në një deklaratë theksoi se “shtetasit e huaj nuk do të gjobiten për sakdimin e vizave të punës apo turistike deri më 30 qershor”.

Po ashtu, thuhet se ky vendim do të rishqyrtohet përsëri pas 30 qershorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb