Toni Kros është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori i Realit të Madridit ka njoftuar vetë me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” këtë vendim.

Kros ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola. Një lajm i trishtë ky për pancerat pasi humbasin një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares gjermane.

POSTIMI I TONI KROS 

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër. Unë këtë vendim e kisha marrë për tu tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua për një kohë të gjatë se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb