Edhe pas tetë vitesh pavarësi, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Serbia ende nuk i mundëson Kosovës dhënien e një prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të vendit.

Ndonëse gjatë bisedimeve pesëditore që zhvillohen prej vitesh me ndërmjetësimin e BE-së, të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë një ujdi për këtë temë. Njoftimi mbështetet edhe nga mediat vendase në Kosovë e Serbi. Megjithëse qe rënë dakord që para një viti, bisedimet kanë dështuar për shkak të grindjes për pronësinë e Telekomit.

Sipas dpa-së, për shkak se nuk ka përparime të dukshme në dialogun mes Prishtines dhe Beogradit, si në drejtim të marrëveshjeve për telefoninë ashtu edhe të grindjes për furnizimin me energji, si Berlini edhe Londra bllokojnë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me BE. Gjermania e Britania e Madhe kanë penguar këtë javë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit, ka njoftuar edhe gazeta serbe, “Novosti” të shtunën./DW
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: