Numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka kërkuar miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ shprehu keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qëndrimin e fortë me fjalët “Forca Shqipëri”, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”,- shkruan në Twitter Wadephul.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: