BERLIN-Ministrja e Punës e Gjermanisë ka paralajmëruar se do të shkurtojë përfitimet për emigrantët që nuk duan të integrohen në shoqërinë gjermane.

Gjermania ka regjistruar mbi 1.1 milion njerëz si azilkërkues vitin e kaluar.

Ministrja e Punës, Andrea Nahles, ka shkruar në botimin e sotëm të së përditshmes gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ se “të gjithë njerëzit që jetojnë në Gjermani, pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike, duhet të bëjnë përpjekje, të kërkojnë punë dhe të mbështesin veten dhe familjet sa më mirë që munden”.

“Do t’i shkurtojmë përfitimet për ata që sinjalizojnë se nuk duan të integrohen”, ka thënë Nahles.

Ajo u ka rekomanduar emigrantëve që të tregojnë gatishmëri për të respektuar rregullat e shoqërisë gjermane dhe të marrin kurse të gjuhës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb