Gjermania ka filluar procesin e dërgimit të sistemit të mbrojtjes kundërajrore Patriot në territorin e Polonisë.

Ky sistem do të vendoset në kufirin e Polonisë – pranë afër Ukrainës, me qëllim që të parandalojë rënien e ndonjë rakete “që ka humbur rrugën” në luftën e Ukrainës.

Nexta bjelloruse ka publikuar pamjet e vendosjes së këtij sistemi raketor. Në anën tjetër, Berlini muaj më parë i pati premtuar Polonisë dërgimin e tri sistemeve raketore Patriot, pasi dy persona patën humbur jetën në territorin e Ukrainës nga një raketë ukrainase që kishte rënë.

Me rastin e vendosjes së Patriot në Poloni, koloneli Jorg Sievers, ka thënë se “një prej arsyeve që Gjermania do të marrë pjesë në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s, duke dërguar Patriot në Poloni”.

Sievers që do të komandojë trupat gjermane në Poloni, theksoi se bëhet fjalë për “natyrën mbrojtëse” të sistemit Patriot të vendosur në Poloni.

“Nuk jemi të vetme forca mbrojtëse në terren, ka edhe amerikanë e britanikë”, shtoi Sievers.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb