Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit, njoftoi ministria e Financave.

Fondi shtesë ka qëllim të sigurojë mbështetje për sistemet shëndetësore, kryesisht në vendet në zhvillim.

Sipas ministrisë së Financave, OBSH ka nevojë për 675 milionë dollarë fonde deri në fund të prillit, ku vetëm një pjesë e kësaj shume është vënë në dispozicion nga komuniteti ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb