Pas Anglisë edhe futbolli në Gjermani i ndez dritën jeshile përdorimit të teknologjisë për të verifikuar nëse topi e ka kaluar vijën fatale ose jo. Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, falë marrëveshjes së arritur mes 18 klubeve gjermane, do të aplikohet teknologjia e linjës së portës që parashikon instalimin e 14 telekamerave, të cilët do të japin me saktësi 100 % verdiktin nëse topi e kalon ose jo vijën fatale në raste të veçanta. Nëse goli është i rregullt, arbitrit do t’i shkojë automatikisht një sinjal në orë. Ishte Bajerni i Mynihut që nisi fushatën për aplikimin e teknologjisë dhe tashmë vendimi është zyrtarizuar. Por ndërsa në Gjermani propozimi ka marrë ‘OK’ e klubeve, ujërat po rrjedhin më ngadalë në Itali, ku kjo hipotezë po studiohet.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: