Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks, i ka kërkuar Belgjikës që t’i mbyllë përkohësisht dy reaktorë bërthamorë për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.

Dy reaktorët bërthamorë të vjetërsuar “Doel 3” dhe “Tihange 2” ishin shkëputur nga rrjeti në vitin 2012, pas ishin gjetur defekte në muret e enëve të tensionit të reaktorëve.

Por, reaktorët ishin kthyer në sistem prapë pas një viti midis shqetësimeve në Holandë dhe Gjermani. Hendricks ka thënë se reaktorët duhet të shkëputen nga rrjeti derisa të kryhen hetime më të gjata.

Duke reaguar ndaj një raporti të Komisionit të Pavarur Gjerman për Reaktor të Sigurt, ministri i Mjedisit tha “në njërën anë, raporti thotë se nuk ka tregues konkret se enët e tensionit të reaktorëve nuk do t’i rezistojnë tendosjes; por në anën tjetër, ata thonë se ju nuk mundeni, sipas njohurive të sotme, të jeni të sigurt se ato do t’i rezistojnë çdo tendosjeje të mundshme. Prandaj edhe kemi nevojë për hetime tjera.”

Politikanët holandezë kanë shprehur shqetësime rreth sigurisë së “Doel”, i cili ishte hapur afër kufirit në mesin e viteve 1970 dhe ka katër reaktorë të vjetërsuar, shkruan Express. Reaktori i saj më i vjetër u shkëput nga rrjeti javën e shkuar.

Ndërkohë, Gjermani planifikon që t’i fikë të gjithë reaktorët bërthamorë deri në vitin 2022.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: